Lidhje

Shkodër, zhvillohet pa tensione mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak


Shkoder

Pas një pritje të gjatë nga momenti i konstituimit, të enjten padite u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, i dalë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë. Mbledhja u zhvillua pa tensione dhe pa praninë e kryetares në detyre të kësaj bashkie, Voltana Ademit.

Ndryshe nga sa pritej, Këshilli Bashkiak nuk shqyrtoi çështjen e kryebashkiakes Ademi, të cilës i ka përfunduar mandati me 24 korrik. Partia Socialiste ende nuk ka një vendim-marrje për këtë çështje edhe pse drejtues të saj kishin deklaruar më parë se Këshilli i ri Bashkiak do të merrte një vendim.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli Bashkiak i Shkodrës miratori dorëheqjen e sekretarit të mëparshem të këtij këshilli dhe zgjodhi me vota të fshehta sekretarin e ri. Gjithashtu, u miratua përdorimi i fondit të kushtëzuar deri në 6 % për ndihmën ekonomike për muajin korrik si dhe u zgjodhën komisionet e Këshillit Bashkiak.

Ngërçi i krijuar në drejtimin e Bashkisë së Shkodrës erdhi pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, i cili u akuzua nga Partia Demokratike se ishte ndaluar, dënuar dhe dëbuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike dhe se, sipas ligjit të dekriminalizimit, ai nuk mund të ushtronte funksione publike.

Prefektura iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të dhënë zgjidhje por, deri tani, KQZ-ve nuk ka marrë një vendim. Ndërkohë, kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila i ka cilësuar zgjedhjet e 30 qershorit si antikushtetuese, ka deklaruar disa herë se do të qendrojë në detyrë deri në zgjedhjet e reja vendore.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës, me 51 këshilltarë nga 5 forca politike të majta, u konstituua në muajin korrik në një situatë të tensionuar, ku mbështetës të opozitës, të thirrur nga Partia Demokratike, protestuan përpara ndërtesës ku po zhvillohej takimi, duke tentuar disa herë të thyejnë kordonin e përforcuar të forcave të policisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG