Lidhje

Francë, protesta të "jelekëve të verdhë"


A protester holds a French flag as he takes part in a demonstration on Act 45 (the 45th consecutive national protest on Saturday) of the yellow vests movement in Paris, France, Sept. 21, 2019.
A protester holds a French flag as he takes part in a demonstration on Act 45 (the 45th consecutive national protest on Saturday) of the yellow vests movement in Paris, France, Sept. 21, 2019.

Përpjekjet për të rigjallëruar lëvizjet antiqeveritare të jelekëve të verdhë u ndeshën me përdorimin e gazit lotsjellës nga policia franceze të shtunën.

Parisi është përfshirë nga masat e forta të sigurisë. Me mijëra policë janë vendosur në disa nga pikat kryesore të qytetit, përfshirë bulevardin Champs Elysees, kullën Eifel dhe katedralen e Notre Dame-t.

Sipas agjencisë së lajmeve “Associated Press” të paktën 39 persona janë arrestuar.

Protestat e të ashtuquajturve jelekët e verdhë nisën rreth 10 muaj më parë. Ato u zhvilluan në të gjithë vendin, por kryesisht në Paris me thirrje për ndryshime në politikat sociale dhe ekonomike të qeverisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG