Lidhje

Vazhdojnë protestat pro-demokraci në Hong Kong


Protestuesit në Hong Kong vandalizuan një stacion metroje dhe shkatërruan një flamur kinez të dielën gjatë një fundjave tjetër demonstratash pro-demokraci.

Mijëra vetë u mblodhën gjithashtu para një qendre tregëtare në Sha Tin. Protestuesit më pas ngritën një barrikadë nga ana tjetër e rrugës dhe i vunë zjarrin.

Policia e ndërhyrjes së shpejtë përdori gaz lotsjellës për shpërndarë disa nga protestuesit.

Ndërkohë, Hong Kongu ka reduktuar qasjen e trenave dhe autobuzëve për në aeroport në një lëvizje që ka për qëllim të shmangë protestat anti-qeveritare në një nga aeroportët më të ngarkuar të botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG