Lidhje

Pas tërmetit, Shqipëria goditet edhe nga rreshjet


Pas tërmetit në fundjave, një stuhi e fortë e shoqëruar me shira të rrëmbyeshëm goditi Shqipërinë gjatë natës të së martës, duke sjellë probleme në disa zona të vendit, kryesisht në TIranë, Kamëz, Lezhë, Laç e Fushë Krujë. “Ka qenë një natë me reshje të një intensiteti të pazakontë, ku në një periudhë prej disa orësh ka rënë një sasi shiu e barabartë me mesataren mujore apo edhe disa mujore”, deklaroi sot pasdite ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Moti i keq çoi në bllokimin e disa akseve rrugore, për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjes së dherva dhe rrëzimit të pemëve. Shirat e dendur çuan në daljen nga shtrati të lumenjve, duke depërtuar dhe në zonat e banuar e duke mbuluar sipërfaqe tokash. “Sipas informacioneve që përditësohen orë pas ore, nëqarkun e Tiranës,në 105 banesa ka prezencë uji dhe vështirësi ka pasur në Bashkinë e Kamzë, kryesisht në rrugët e brendshme. Dhjetra efektivë të Forcave tëArmatosura janë angazhuar që prej orëve të para të natës e vazhdojnë të qëndrojnë pranë banorëve, ndërsa rreth 400 efektivë të tjerë bashkë me mjete janë në gjendje gatishmërie”, tha zonja Xhaçka.

“Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore, duke rrezikuar edhe shtëpitë e ndërtuara pranë lumit. Në bashkinë Lezhë, aktualisht situata është e normalizuar pas rritjes së nivelit të ujit mbrëmjen e djeshme në lagjen “Beslidhja”. Në Bashkinë Kurbin situata ishte më problematike, pasi reshjet me intensitet të lartë bënë që të dalin ujërat e përroit në qendër të Laçit. Rritja e nivelit të ujërave mbi kapacitetin e përcjelljes së kolektorit Laç-Milot, bëri që të përmbyten disa banesa të ish-kombinatit të drurit dhe evakuimin e një familjeje. Ka rreth 350 ha tokë nën ujë”, shpjegoi ministrja duke siguara se sidoqoftë “situata po normalizohet dhe është nën kontroll”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG