Lidhje

Sekretari i Shtetit Pompeo viziton Italinë


Sekretari i Shtetit Amerikan Mike Pompeo ndodhet në Itali ku u takua me Presidentin Sergio Mattarella.

Vizita e tij vjen ndërsa nga hetim në Kongres ndaj Presidentit Trump del se sekretari i shtetit e ka dëgjuar bisedën telefonike të 25 korrikut midis Presidentit dhe homologut të tij ukrainas.

Sekretari Pompeo shkruante në një letër drejtuar dje Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve se demokratët po përpiqen të 'frikësojnë' punonjësit e Departamentit të Shtetit.

Pas vizitës në Itali, zoti Pompeo do të shkojë në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut ku theksi do të vihet tek angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO dhe tek dëshira e Uashingtonit për zgjerim. Turneu i zotit Pompeo do të përfundojë me një vizitë në Greqi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG