Lidhje

Siri, armëpushimi drejt ezaurimit


Turkey Syria
Turkey Syria

Armëpushimi i mundësuar në Siri duket se ishte në prag të rënies sot në mëngjes. Kurdët mohojnë të jenë të kënaqur me marrëveshjen, ndërsa sirianët kanë kërkuar ndërkohë që të bëhet një bisedë urgjente telefonike me Nënpresidentin amerikan Mike Pence.

Sot në mëngjes, armëpushimi i mundësuar nga Shtetet e Bashkuara në Sirinë verilindore, u duk se ishte në prag të dështimit.

Një komandante kurde i tha kanalit ABC News se armëpushimi 5-ditor është efektivisht i ezauruar dhe se Turqia ka sulmuar në mbi 38 vendndodhje që kur filloi armëpushimi.

Por, Turqia thotë se po i përmbahet marrëveshjes dhe se vepron vetëm në raste vetëmbrojtjeje.

“Shpresojmë t’i përmbahen marrëveshjes dhe të largohen nga zona, pasi nuk duam të shohim përplasje të mëtejshme”, thotë Ibrahim Kalin, zëdhënës i Presidentit turk.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper, i cili po udhëtonte sot drejt Lindjes së Mesme, thotë se armëpushimi përgjithësisht ka funksionuar.

Shohim një lloj stabilizimi të fronteve në terren. Marrim ndonjë raport për shkëmbime zjarri sporadike, por nuk më befason kjo gjë”, u tha gazetarëve në avion Sekretar i Mbrojtjes, Mark Esper.

Por, komandantja kurde Nesrin Abdulla i tha kanalit ABC News se forcat kurde u kanë raportuar amerikanëve të kundërtën dhe u kanë bërë të ditur se pala amerikane mban përgjegjësi për këtë marrëveshje.

Presidenti Donald Trump ka lavdëruar marrëveshjen e arritur nga Nënpresidenti Pence dhe Sekretari Pompeo dhe ka thënë se kurdët janë të kënaqur.

Komandantja kurde i tha kanalit ABC News se kurdët nuk janë të kënaqur pas vrasjes së shumë njerëzve, dhe se marrëveshja i mundësoi Turqisë të pushtojë territore dhe të vrasë popullsinë kurde.

Këto përplasje filluan pasi Presidenti Donald Trump njoftoi se forcat amerikane do të largoheshin nga Siria verilindore. Sidoqoftë, Sekretari Esper thotë se do të duhen javë derisa të realizohet tërheqja dhe se më pas një pjesë e tyre do të caktohen të vazhdojnë detyrën diku tjetër në këtë rajon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG