Lidhje

Lezhë, përkujtohet At Gjergj Fishta


Lezhë, përkujtohet At Gjergj Fishta
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:35 0:00

Lezhë, përkujtohet At Gjergj Fishta

Në qytetin e Lezhës u përkujtua sot At Gjergj Fishta në përvjetorin e tij të lindjes. Franceskani Fishta, i cilësuar si "poet kombëtar" është një figurë e njohur e kulturës dhe letërsisë shqipe, me një jetë aktive në shërbim të kombit. Megjithë popullaritetin që kishte, gjatë viteve të diktaturës vepra e Fishtës u ndalua, ndërsa mjaft dokumente me vlerë, që i përkisnin atij dhe franceskanëve, u shkatërruan ose humbën pa gjurmë.

Përkujtimi i 141 vjetorit të lidjes së At Gjergj Fishtës u zhvillua në qendër të qytetit të Lezhës, përpara bibliotekës publike që mban emrin e tij.

Studiuesi i Fishtës, Tonin Çobani, tha së ditëlindja e poetit përkon me 100 vjetorin e eses së Fishtës, “Shqiptarët dhe të drejtat e tyre”, shkruar në Paris, dokument ky prej 32 faqesh ku mbrohen me forcë të drejtat e shqiptarëve.

Faktikisht Fishta është sekretar i delegacionit shtetëror në Konferencën e Paqes në Paris, pra mbas Bumçit vinte Fishta. Dhe këtë ese e shkroi Fishta pas këshillës që i dha rektori i Universitetit të Parisit për me mbajt një konferencë me trupën e pedagogëve dhe intelektualëve të këtij universiteti për t’i sensibilizu për problemet e Shqipërisë në atë kohë. Dhe kjo doli një nga veprat kryesore të Fishtës në gjuhën shqipe.

Sudiuesja Nevila Nika, tha se dora e njeriut ka shkatërruar pafundësisht dokumennte të rëndësishme dhe me vlerë për historinë kombëtare dhe kjo ka prekur edhe një numër të madh dokumentesh të rëndësishme të Fishtës dhe, në përgjithësi, të franceskanëve shqiptarë.

Çfarë ka në arkivë për Gjergj Fishtën? Sepse fjalët e tij, vepra e tij, duhej të na kishte ardhur deri në ditët tona e plotë, ashtu si ai e la në ditën kur mbydhi sytë. Në arkivin shqiptar sot janë aty tek rreth 3600 dokumenta. Ka pasur 3600 ky njeri i madh? Jo, unë them se ndoshta ka pasur 36000, ndoshta edhe më shumë. Po kaq ka mundur të shpëtojë. Dora e njeriut ka shkatërruar pafundësisht dhe vazhdon të shkatërrojë pafundësisht atë që është e çmuar për ne, dokumentin.

Po sot, në kishën e Zojës Numciatë, në qytetin e Lezhës, ku ka qendruar At Gjergj Fishta dhe ku ka shkruar edhe pjesë prej veprave të tij, u ekspozuan një numër veprash origjinale të Fishtës.

Me këtë rast kemi festu 800 vjetorin e franceskanëve përmes ditëlindjes së At Gjergj Fishtës. Dhe në këtë kremtim kena ekspozu edhe veprat origjinale të At Gjergj Fishtës, objekte përsonale që At Gjergj Fishta i përdorte, në botimet e para vendoste shënime që, në një moment të dytë, ato shënime të futeshin në tekst.

At Viktor Demaj thotë se ka ende shumë për të bërë për të vlerësuar e ndruçuar figurën e At Gjergj Fishtës. Dhe kjo mund të bëhet, thote ai, edhe përmes kujdesit për vendet ku ka kalu Fishta si dhe përmes përfshirjes së veprës e tij në shkolla.

Prej disa vitesh është hedhur idea e rikonstruksionit dhe kthimit në muze të shtëpisë në fshatin Fishtë të Zadrimës, ku Fishta kaloi disa vite të fëminisë së tij.

Por, megjithë angazhimet e herëpasherëshme të Minstrisë së Kulturës, ende nuk ka shenja të konkretizimit të kësaj ideje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG