Lidhje

Arrestohen tre zyrtarë policorë në veri të Kosovës


Policia e Kosovës njoftoi të enjten në mëngjes se ka arrestuar tre zyrtarë të saj në veri të Kosovës të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Inspektorati Policor i Kosovës tha në një komunikatë se “arrestimi i tre të dyshuarve (një toger policor, një rreshter dhe një zyrtar policor) është realizuar me urdhëresë të Prokurorisë Speciale me dyshimin se ata kanë kryer veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

Operacioni që u zhvillua me urdhëresë të Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Kosovës, sipas njoftimit nga Inspektoriati, është vazhdimësi e operacionit të zhvilluar në muajin maj të këtij viti të koduar me emrin “Kontrabanda”, ku ishin arrestuar 19 zyrtarë policor të dyshuar për ë​“keqpërdorim të pozitës zyrtare, për veprën penale të krimit të organizuar, për veprën penale të kontrabandimit me mallra, marrje ryshfeti, dhënie ryshfeti etj”.

Operacioni i muajit maj ishte shtrirë në disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë e Veriut, Mitrovicë e Jugut, Skënderaj dhe Drenas dhe ishin arrestuar zyrtarë policorë të përkatësive të ndryshme kombëtare si shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

Gjatë këtij operacioni një pjesëtar i policisë ishte plagosur lehtë në këmbë, ndërsa 4 të tjerë patën pësuar lëndime.

Inspektorati Policor i Kosovës tha se që nga fillimi i operacionit në muajin maj të këtij viti, janë arrestuar 25 zyrtarë të saj.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG