Lidhje

Kalifornia përgatitet për shtimin e zjarreve


California Wildfires Blackout

Autoritetet në pjesën jugore të Kalifornisë po përgatiten për ato që ekspertët thonë se do të jenë erat më të fuqishme ndër vite e që mund të përhapin zjarret me shpejtësi.


Ndërkohë, erërat që u bënë shkak për vatra të mëdha zjarri në pjesën veriore të këtij shteti po qetësohen.

Të dy rajonet po përballen me mot të nxehtë e të thatë, i zakonshëm gjatë kësaj periudhe të vitit, por që rrit rrezikun e përhapjes së zjarreve të fuqishëm.

Zyrtarët thanë se kanë arritur të vënë nën kontroll situatën në 15 për qind të sipërfaqes së prekur në jug dhe veri të shtetit.

Zjarrfikësit thane gjithashtu se erërat e forta mund të bëhen pengesë për fluturimin e helikopterëve që përdoren për të shuar flakët.

Nga ana tjetër rreth një milion banorë në pjesën veriore të Kaliforninë vazhdojnë të vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG