Lidhje

Shqipëria bëhet pjesë e Koalicionit për Sigurinë Detare


Shqipëria bëhet pjesë e Koalicionit për Sigurinë Ndërkombëtare Detare, (International Maritime Security Construct, IMSC): njoftimi u bë i ditur nga një komunikatë e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,ku thuhet se ajo “mirëpret pjesëmarrjen e Shqipërisë”, e cila bëhet kështu “vendi i shtatë që i bashkohet kësaj përpjekje të rëndësishme shumëkombëshe për të siguruar lirinë e lundrimit dhe rrjedhën e lirë të tregtisë përmes rrugëve detare kryesore në Lindjen e Mesme”.

Njoftimi u publikua më pas në faqen në Facebook të Ambasadës amerikane në Tiranë. “Shqipëria – thekson komunikata - iu bashkohet Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Australisë, Mbretërisë së Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahreinit për të kontribuar në IMSC. Liria e lundrimit është një normë ndërkombëtare jetike për mbrojtjen e së cilës komuniteti ndërkombëtar duhet të punojë së bashku”, përfundon njoftimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG