Lidhje

Kina premton të përmirësojë procesin e përcaktimit të drejtuesit të Hong Kongut


Kina do të përmirësojë mënyrën se si emërohet dhe zëvendësohet, udhëheqësi i Hong Kongut e zyrtarë të tjerë, tha të premten një zyrtar kinez.

Shen Chunyao, drejtori i Komisionit të Ligjit Themelor të Hong Kongut dhe Macaos u tha gazetarëve se zyrtarë të Partisë Komuniste vendosën këtë javë që sistemi ligjor i Hong Kongut të përmirësohet për të ruajtur, siç tha sigurinë kombëtare.

"Nuk do të lejojmë absolutisht asnjë sjellje që inkurajon separatizmin ose rrezikon sigurinë kombëtare. Do të ndalim me vendosmëri ndërhyrjen e fuqive të huaja në punët e Hong Kongut dhe Macaos si dhe kryerjen e akteve të ndarjes, shkatërrimit, infiltrimit dhe sabotimit", tha ai.

Deklarata e zyrtarit kinez vjen pas pesë muaj protestash antiqeveritare rreth ndërhyrjes së Kinës ndaj lirive të garantuara të qytetit të fituara pasi Britania ia dorëzoi Hong Kongun, Kinës në 1997.

Propozimi i një projektligji që parashikonte ekstradimet në Kinë për procese gjyqësore penale u bë shkak i protestave.

Autoritetet e tërhoqën më në fund projekligjin, por ata kanë refuzuar të plotësojnë disa kërkesa të tjera të protestuesve që lidhen me largimin e shefes ekzekutive të Hong Kongut Carrie Lam si dhe për një hetim të pavarur lidhur me sjelljen e policisë ndaj demonstruesve. Tashmë protestuesit i kanë zgjeruar kërkesat e tyre duke përfshirë edhe atë për liri më të mëdha.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG