Lidhje

Lufta kundër zjarreve në Kaliforni


Calfornia Wildfires Blackout
Calfornia Wildfires Blackout

Zyrtarët në Kaliforni thonë se erërat e forta që u bënë shkak për zjarre në të gjithë shtetin kanë shënuar rënie, duke lejuar zjarrfikësit që të vënë nën kontroll flakët në veri dhe në jug të tij.

Zjarri më i madh, në zonën e verërave Sonoma pranë San Franciskos, është vënë nën kontroll në masën 80 për qind, sipas autoriteteve.

Ky zjarr shkrumboi më shumë se 32 mijë hektarë dhe shkatërroi më shumë se 370 objekte që prej fillimit të tij më 23 tetor.

Në Kaliforninë Jugore, një zjarr që shpërtheu të enjten pranë Los Angelesit është vënë 70 për qind nën kontroll. Zjarri shkrumboi 3.800 hektarë dhe shkatërroi dy objekte.

Zjarret në të gjithë Kalifornia detyruan rreth 200 mijë njerëz të evakuoheshin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG