Lidhje

Organizata HRW: Kroacia nuk meriton të përfshihet në Shengen


Emigrantët në kufirin mes Bosnjes e Kroacisë, 2018
Emigrantët në kufirin mes Bosnjes e Kroacisë, 2018

Organizata Human Rights Watch tha në një raport sot se nuk pajtohet me vlerësimin e Komisionit Evropian që Kroacia është e gatshme të bashkohet me zonën Shengen pa kufij mes 26 vendeve.

Organizata tha që vlerësimi i komisionit "me qëllim fshin provat" e "shtytjeve të dhunshme të Kroacisë ndaj migrantëve në kufijtë e saj", duke dërguar mesazhin se "abuzimet serioze të të drejtave të njeriut nuk janë pengesë për pranimin në Shengen."

Lydia Gall, studiuesja e organizatës për Evropën Lindore dhe Ballkanin, tha se "kthimet e paligjshëm dhe të dhunshme të azilkërkuesve dhe imigrantëve nga Kroacia duhet ta skualifikojë atë nga hyrja në Zonën Shengen."

Grupi i të drejtave tha që Sekretarja e Shtetit në Ministrinë e Brendshme Kroate Terezija Gras pohoi në një takim me grupin në fillim të këtij viti se Kroacia do të hetojë të gjitha ankesat e imigrantëve për keqtrajtim nga policia. HRW tha, megjithatë, se Gras "nuk mund të thoshte sa ankesa kishin marrë autoritetet ... dhe as nuk mund të shpjegonte se si një migrant i shtyrë nga Kroacia për në Bosnje dhe Hercegovinë do të ishte në gjendje të paraqiste një ankesë tek autoritetet në Kroaci."

HRW i kërkoi Këshillit Evropian të rivlerësonte përputhjen e Kroacisë me Kodin e Kufijve të Shengenit të BE.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG