Lidhje

30-vjetori i rënies së Murit të Berlinit


People stick flowers in the remains of the Berlin Wall during a commemoration ceremony to mark the 30th anniversary of the wall's fall at a memorial site at Bernauer Strasse in Berlin, Germany, Nov. 9, 2019.
People stick flowers in the remains of the Berlin Wall during a commemoration ceremony to mark the 30th anniversary of the wall's fall at a memorial site at Bernauer Strasse in Berlin, Germany, Nov. 9, 2019.

Ndër ceremonitë e zhvilluara me rastin e 30-vjetorit të rënies së murit të Berlinit, udhëheqësit vendosën trëndafila në një nga pjesët e fundit të mbetura nga barriera e frikshme që ndante qytetin. Kancelarja gjermane Angela Merkel kujtoi të vrarët dhe të burgosurit dhe u shpreh se lufta për lirinë në mbarë botën nuk ka mbaruar ende.

Drejtuesit nga Gjermania, Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke morën pjesë në një ceremoni në Bernauer Strasse - ku ka mbetur një nga pjesët e fundit të Murit të Berlinit - përpara se të vendosnin trëndafila në barrierën e frikshme që ndau qytetin për 28 vjet .

Udhëheqësit qëndruan për homazhe pranë një memoriali kushtuar protestuesve në Gjermaninë Lindore dhe vendet fqinje të Paktit të Varshavës që dolën në rrugë duke kërkuar liri dhe demokraci, dhe nga udhëheqësi i atëhershëm sovjetik Mikhail Gorbachev politikën e reformave.

Duke folur në një shërbesë në një kapelë të vogël pranë vendit ku qëndronte dikur Muri, Kancelarja gjermane Angela Merkel përkujtoi ata që u vranë ose u burgosën në përpjekjet për të ikur nga Lindja në Gjermaninë Perëndimore dhe këmbënguli se lufta për lirinë në mbarë botën nuk ka mbaruar. Kancelarja Merkel gjithashtu rikujtoi se në këtë ditë u zhvillua edhe sulmi kundër hebrenjëve në vitin 1938 që parajamëroi holokaustin nazist.

“9 nëntori, data që reflekton momente të tmerrshme por edhe të gëzueshme të historisë sonë, na bën të vetëdijshëm se duhet të përballemi me vendosmëri me urrejtjen, racizmin dhe anti-semitizmin. Na kujton të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë, dinjitetin njerëzor dhe shtetin ligjor”, tha Kancelarja gjermane Angela Merkel.

Vetëm një ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo, përuroi në Berlin një statujë të ish-Presidentit amerikan Ronald Reagan, në vendndodhjen ku ai pati mbajtur fjalimin historik ku i bënte thirrje Bashkimit Sovjetik të hiqte murin e Berlinit.

“Për shkak të udhëheqësisë së tij kurajoze dhe përkushtimit ndaj lirisë, ai denoncoi me kurajo kërcënimin më të madh ndaj lirisë – perandorinë sovjetike, perandorinë e së keqes. Ai e dinte se në vend që të mbronin të drejtat e shtetasve të tyre, ata i keqtrajtonin brutalisht dhe i ekzekutonin. Ai e dinte se ata mbikqyrnin edhe lakejtë komunistë në vende si Gjermania Lindore, të cilët i bënë të njëjtën gjë popullit të tyre”, tha Sekretari Pompeo gjatë ceremonisë për inaugurimin e statujës së ish-Presidentit Reagan.

Instalacione, koncerte dhe debate publike janë planifikuar në të gjithë qytetin dhe në pjesë të tjera të Gjermanisë për të shënuar rënien e Murit, duke përfshirë një koncert në portën ikonë të Brandenburgut të Berlinit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG