Lidhje

Tempulli i xhamisë në Indi


Gjykata e Lartë e Indisë vendosi të shtunën në favor të një grupi hindu në një nga mosmarrëveshjet më të vjetra dhe më të diskutueshme të vendit mes hinduve dhe myslimanëve.

Gjykata i dha hinduve të drejtën e një parcele toke prej 1,1 hektarësh.

Gjykata vendosi që myslimanëve duhet t'u jepet një vend alternativë.

Në vitin 1992, militantët hindu shkatërruan një xhami të shekullit të 16-të në këtë zonë, e cila sipas tyre ishte ndërtuar nga një sundimtar mysliman në rrënojat e një tempulli hindu. Shkatërrimi i xhamisë shkaktoi dhunën më të rëndë fetare të vendit.

Hindutë duan të ndërtojnë një tempull madhështor në vendin për të cilin besojnë se është vendlindja e zotit të tyre Rama. Myslimanët donin të rindërtonin xhaminë.

Çështja kaloi në Gjykatën e Lartë pasi të dy palët, hindutë dhe myslimanët kundërshtuan një vendim të vitit 2010 që i jepte dy të tretat e zonës së diskutueshme, përfshirë vendin ku ndodhej xhamia, hinduve dhe një të tretën myslimanëve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG