Lidhje

Spanjollët në zgjedhjet e katërta të vendit në katër vjet


Spanjollët po votojnë sot në zgjedhjet e katërta të vendit në katër vjet.

Ashtu si herën e fundit Partia Socialiste e Kryeministrit Pedro Sanchez pritet të jetë fituesja kryesore.

"Votimi i sotëm do të vendosë dhe zgjedh të ardhmen e Spanjës. Gjëja më e rëndësishme që unë mendoj, si politikan dhe qytetar, është t'i nxisë spanjollët të votojnë dhe, së dyti, të forcojnë demokracinë e Spanjës në një ditë si sot", tha kryeministri në detyrë Pedro Sanchez.

Fushata para zgjedhjeve të së dielës u përqendrua kryesisht në lëvizjen për shkëputjen e Katalonjës dhe rritjen e shqetësimeve për Vox-in, një parti e ekstremit të djathtë.

"Ne do t'i shtrijmë dorën Partisë Socialiste. Besojmë se duke kombinuar trimërinë e Unidas Podemos me përvojën e Partisë Socialiste mund të shndërrojmë vendin tonë në një referencë për politikat sociale. Do të lëmë pas debatet. Spanja mund të shndërrohet në një shembull të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave sociale. Do të lëmë debatet pas dhe të fillojmë të punojmë së bashku ", tha Pablo Iglesias, udhëheqës i partisë Unidas Podemos.

Në zgjedhjet e mëparshme, partia e liderit spanjoll nuk arriti të fitojë vota të mjaftueshme për të formuar një qeveri të qëndrueshme.

Partneri i natyrshëm i partisë socialiste në pushtet do të ishte e majta Unidas Podemos. Por mes tyre ka një ngërç pas bisedimeve të dështuara pas zgjedhjeve të prillit dhe shanset e tyre për të pasur vende të mjaftueshme për të qeverisur së bashku janë të pakta.

XS
SM
MD
LG