Lidhje

Prokurori i Përgjithshëm, Çela i pari në listë


Në Shqipëri, Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi sot renditjen përfundimtare të kandidatëve për Prokurorin e Përgjithshëm, ku në krye të listës që do i propozohet parlamentit është renditur prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çela

Ai është në garë me drejtuesen aktuale të Prokurorisë Arta Marku, e cila u rendit e dyta dhe Prokuroren e Apelit në Tiranë Fatjona Memçaj, e treta në listë. Vendimi i Këshillit erdhi pasi dje dëgjoi platformat që të tre kandidatët shpalosën për detyrën që synojnë të marrin, dhe ku zoti Çela ra në sy për prezantimin e një platforme tejet të detajuar, e cila përmbante nga plani veprimit, te objektivat e synuar dhe mekanizmat për realizimin e këtyre objektivave.

Pavarësisht renditjes, parlamenti i cili duhet të thotë fjalen e fundit, mund të zgjedhë një nga tre kandidatët. Por zoti Çela është i favorizuar, pasi ai kalon automatikisht nëse nuk arrihet kuota e 84 votave të nevojshme. Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi tha se besonte që “në frymën e Reformës e cila i mëshon fort meritokracisë, depolitizimit në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve dhe drejtuesve të organeve të sistemit të Drejtësisë, edhe parlamenti shpresoj se do të marrë parasysh pozicionin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe do të votojë atë që ne e renditëm të parin”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG