Lidhje

Bolivi, arrihet marrëveshje mes palëve; vendi drejt zgjedhjeve të parakohëshme


Qeveria e përkoshme e Bolivisë dhe ligjvënësit e partisë së udhëheqësit të larguar Evo Morales, arritën një marrëveshje për të organizuar zgjedhje të reja.

Gjatë një seance të orëve të vona në Senatin bolivian, u votua për një kryetar të ri të Senatit, si dhe filluan të punojnë për një marrëveshje që mund të zgjidhë krizën politike të këtij vendi të Amerikës së Jugut. Bolivia ishte përfshirë për javë të tëra nga protestat dhe dhuna, të cilat sollën edhe largimin e udhëheqësit të majtë Evo Morales.

Presidentja e përkohshme e vendit, Jeanine Anez, e cila mori detyrën të martën, tha se zoti Morales nuk do të ishte i mirëpritur të kandidonte në zgjedhje.

Evo Morales dha dorëheqjen të dielën dhe u largua për në Meksikë pas javësh të tëra protestash kundër manipulimit të zgjedhjeve, nga të cilat ai pretendonte se pati fituar një mandat të katërt.

Presidentja e përkohshme ka 90 ditë afat për të shpallur zgjedhjet e parakohshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG