Lidhje

Bjellorusia zhvillon zgjedhje parlamentare


Bjellorusia po zhvillon zgjedhje parlamentare të Dielën të cilat po vrojtohen nga afër nga Perëndimi për të parë se sa hapësirë do të lejojë presidenti Aleksandër Lukashenko për kandidatët e opozitës ndërsa mban kontrollin e pushtet.

Komisioni zgjedhor kombëtar tha se afro 36 përqind e votuesve të vendit kanë marrë pjesë në votimet eparakohshme, duke ngritur shqetësimin se rezultatet do të manipulohen.

Shumë kandidatë të opozitës, përfshirë dy deputetët e opozitës në parlamentin aktual, nuk u lejuan të marrin pjesë në zgjedhje.

Opozita i sheh zgjedhjet si të mbushura me shkelje pasi kutitë e votimit janë të pa kontrolluara dhe numërimi i votave bëhet pa praninë e vëzhguesve.

Lukashenko, 65 vjeçar, ka qeverisur vendin e Evropës Lindore me një grusht të hekurt për një çerek shekulli, por ka filluar të lejojë disa kundërshtarë në një përpjekje për të nxitur lidhjet me Perëndimin ndërsa marrëdhëniet me Moskën po zbehen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG