Lidhje

Vuçiç takon ambasadorin rus në Serbi lidhur me skandalin e dyshuar të spiunazhit


Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takua të enjten me Ambasadorin e Rusisë në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko.

Serbia po heton njoftimet për një lidhje të dyshuar spiunazhi që përfshin Rusinë, të nxitura nga një video e postuar në mediat sociale, thanë zyrtarët.

Agjensia e inteligjencës ushtarake është udhëzuar të shqyrtojë njoftimet se një agjent i dyshuar i inteligjencës ushtarake ruse është filmuar duke i dhënë ryshfet një anëtari të lartë të shërbimit të sigurimit të Serbisë, tha Kryeministrja serbe Ana Brnabiç.

Videoja e ryshfetit të supozuar ishte postuar në YouTube më 17 nëntor.

Në video një diplomat rus tregohet duke i dhënë një çantë agjentit serb gjatë një takimi në Beograd.

Më vonë, serbi nxjerr një zarf me para nga ajo që duket si e njëjta çantë.

Televizioni shtetëror i Serbisë njoftoi se agjensia serbe e inteligjencës ka konfirmuar vërtetësinë e videos.

Zyrtarët thanë se më shumë informacione do të jenë në dispozicion pas një takimi të enjten në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Serbisë, një organ i lartë i sigurimit të shtetit.

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i tha agjencisë së lajmeve Tanjug se "situata është shumë e rëndë".

Ai sugjeroi se afera ishte e lidhur me vendimin e Serbisë për të qëndruar ushtarakisht neutrale, pavarësisht se shumica e vendeve në rajonin e Ballkanit po anëtarësohen në NATO.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG