Lidhje

Amazon padit Departamentin amerikan të Mbrojtjes


Kompania Amazon ka ngritur një padi kundër Departamentit amerikan të Mbrojtjes.

Ankesa, e paraqitur të premten në një gjykatë federale amerikane, kundërshton vendimin e Departamentit të Mbrojtjes për dhënien e një kontrate informatike prej 10 miliardë dollarësh Mikrosoftit.

Amazon kishte pritur të merrte kontratën për modernizimin dixhital të Pentagonit.

Në gusht, megjithatë, Presidenti Donald Trump publikisht hodhi dyshime nëse Amazonit duhet t'i jepej kontrata.

Jeff Bezos është Drejtori i Përgjithshëm i Amazon. Ai është gjithashtu pronari i gazetës The Washington Post, kritike ndaj Trumpit dhe administratës së tij.

Presidenti Trump e ka quajtur gazetën pjesë të "mediave të rreme të lajmeve".

Javën e kaluar, Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper tha se kontrata ishte dhënë në mënyrë të drejtë dhe me paanëshmëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG