Lidhje

Legalizimi i kultivimit të kërpit, mundësi të reja për fermerët amerikanë


This July 2016 photo provided by the North Dakota Department of Agriculture shows industrial hemp growing in a field in North Dakota's Benson County.
This July 2016 photo provided by the North Dakota Department of Agriculture shows industrial hemp growing in a field in North Dakota's Benson County.

Një biznes i ri fitimprurës që sapo është legalizuar po tërheq me shpejtësi fermerët. Ekspertët thonë se tregu global mund të rritet të paktën pesë herë deri në vitin 2025. Por, siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, fitimet e aspiruara nuk janë edhe aq të larta në fillimet e këtij biznesi bujqësor dikur të ndaluar me ligj.

Në këtë familje në shtetin Miçigan, fermerët kanë shpresa të mëdha për atë që mund të jetë korrja më e madhe në të ardhura.

“Në vitin 2018 u miratua ligji për fermat që hodhi bazat për kultivimin e kërpit në mbarë vendin”, thotë Keith Hagen, e fermës Hempure.

Keith Hagen themeloi fermën Hempure në Miçigan së bashku me dy vëllezërit e saj në vitin 2019. Deri më tani, këtë vit ata kanë mbjellë rreth 137 hektarë kërp, sipërfaqja më e madhe në këtë shtet.

“Është gjallëruese, por edhe shqetësuese. Gjatë gjithë procesit jemi përballur me faza të ndryshme”, thotë zonja Hagen.

Kërpi dhe marijuana janë e njëjta bimë – kanabis. Diferenca është në sasinë e THC-së, kimikatit që shkakton efektin e marijuanës. Kërpi ka shumë pak THC, por për 81 vite, qeveria amerikane nuk bënte dallime dhe ndaloi të gjitha llojat e kanabisit.

“Është diçka shumë e re dhe jo e kuptuar siç duhet nga fermerët dhe prodhuesit. Por, mendoj se mund të bëhet një pjesë legjitime e ekonomisë bujqësore amerikane”, thotë Andres Blake, i fermave Blake.

Përshtatshmëria e kësaj bime e bën atë tërheqëse për fermerët.

“Më interesantja është se kërpi mund të përdoret në forma të shumta, që nga kërpi i ngurtë, e deri në plastikë, letër, vaj, proteina, madje edhe ushqim zogjsh. Ekzistojnë një milionë përdorime të ndryshme”, thotë zoti Blake.

Në dallim nga bimët e kultivuara prej disa brezash, fermerët thonë se legalizimi rishtazi i kërpit do të përkthehet së shpejti në fitime të larta.

“Është një bimë jo e lehtë për ta rritur, por do të sjellë më shumë fitim se bimët e zakonshme, ndërkohë që do të shohim edhe përmirësim të madh në teknologji dhe në metodat për t’i ndihmuar fermerët”, thotë Dave Crabill, me fermën iHemp Michigan.

Fermertë përballen me sfida, si p.sh. gjetja e blerësve për bimën e tyre të re. Për më tepër, bimët e kërpit duhet të kalojnë një çertifikim në laborator përpara se të korren. Ligji ndalon çfarëdolloj kërpi që përmban mbi 0.3% THC. Bimët që rezultojnë mbi këtë limit, duhet të asgjësohen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG