Lidhje

Presidenti rumun i qendrës së djathtë merr një mandat të ri


Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, fitoi lehtësisht rizgjedhjen në balotazhin e së dielës, duke premtuar të rigjallërojë luftën kundër korrupsionit në vend.

Zoti Iohannis fitoi 63% të votës, ndërsa kundrështarja e tij dhe ish-kryeministrja Viorica Dancila fitoi 37%.

Presidenti Iohannism i partisë Kombëtare Liberale, premtoi se do të jetë president për të gjithë qytetarët dhe e quajti votimin e së dielës një fitore për “Evropën moderne" dhe “një Rumani normale”.

Qeveria e zonjës Dancila ra muajin e kaluar pasi humbi votëbesimin në parlament. Qeveria ishte akuzuar për korrupsion, një dukuri që ka qenë problematike prej kohësh në Rumani.

Në Rumani, presidenca është kryesisht një post ceremonial, megjithatë presidenti ka kompetenca të marrë vendime për politikat ushtarake dhe të jashtme, dhe mund të hedhë poshtë kandidaturat për kryeministër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG