Lidhje

Ceremonia e flamurit në Vlore, krerët e shtetit së bashku


Krerët e shtetit shqiptar morën pjesë sot në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë në 107 vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, u shfaqën së bashku në një ceremoni të thjeshtë dhe pa festime për shkak të tërmetit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur në Shqipëri.

“Sot nuk është një ditë për të festuar, por një ditë për të nderuar Flamurin Kombëtar”, tha Presidenti Ilir Meta.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike të opozitës Lulëzim Basha përmes një mesazhi video për opinionin mbarëshqiptar tha se ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi Shqipërinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG