Lidhje

Kryeministri irakian paraqet dorëheqjen


Kryeministri irakian, Adel Abdul-Mahdi thotë se do t’i paraqesë dorëheqjen parlamentit të vendit, mes valës së protestave vdekjeprurëse disajavore.

Njoftimi i tij të premten u bë pasi kleriku më i lartë shiit i Irakut, Ajatollahu i Madh, Ali Al-Sistani bëri thirrje për ndryshim në udhëheqjen e vendit. Të paktën 400 vetë kanë humbur jetën dhe qindra të tjerë janë plagosur që kur filluan protestat kundër qeverisë më 1 tetor.

Zoti Abdul-Mahdi nuk tha se kur do të jepte dorëheqjen.

Forcat irakiane përdorën armë zjarri kundër demonstruesve kryesisht të paarmatosur të enjten, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 40 personave në një nga ditët më të përgjakshme që kur filluan protestat anti-qeveritare muajin e kaluar, siç njoftuan zyrtarët e rendit dhe mjekësisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG