Lidhje

Trump: kanë rifilluar bisedimet me Talebanët


Presidenti i SHBA, Donald Trump, bëri një vizitë të panjoftuar në Afganistan për të takuar trupat amerikane me rastin e Ditës së Falënderimeve dhe dha lajmin se administrata e tij kishte rifilluar bisedimet me Talebanët, të cilët siç tha ai kanë pranuar idenë e një armëpushimi.

Lajmi vjen më pak se tre muaj pasi zoti Trump ndërpreu dialogun mes Shteteve të Bashkuara dhe Talebanëve, ndërsa të dyja palët ishin pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.

Gjatë një takimi me presidentin afgan Ashraf Ghani, presidenti Trump tha se marrëveshja me Talebanët duhet të përfshijë armëpushimin.

Nuk ka pasur ende një reagim nga Talebanët, që kanë thënë se nuk pranojnë armëpushim nëse nuk arrihet një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, për tërheqjen e trupave të huaja.

Presidenti Trump dhe zonja e parë bënë një udhëtim të ngjashëm vitin e kaluar në Irak, natën e Krishtëlindjes - e para vizitë e tyre në një zonë aktive konflikti.

Edhe zëvendëspresidenti Mike Pence vizitoi trupat në Irak këtë javë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG