Policia holandeze arrestoi të shtunën një 35 vjeçar të pastrehë i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë tre adoleshentë në një prej rrugëve të qytetit të Hagës.
Personi identiteti i të cilit nuk është bërë publik, u arrestua në Hagë të shtunën dhe po merret në pyetje nga policia.
Adoleshentët e plagosur, dy vajza të moshës 15-vjeç dhe një djalë 13-vjeç lanë spitalin të premten.
Sulmi në Holandë ndodhi vetëm pak orë pas sulmit me thikë në Britani.
Policia Holandeze thotë se ende nuk dihen motivet e sulmit me thikë në Hagë.
“Për ne të gjithë skenarët janë të hapur", thuhej në një deklaratë të policisë.
Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 7:45 pasdite me orën lokale, në një zonë të populluar e të njohur për jetën e natës.
Menjëherë pas ngjarjes policia bllokoi të gjithë zonën duke e vënë në dsipozicion të ekspertëve. Rruga u hap sërisht të shtunën.
Facebook Forum