Lidhje

SHBA pritet të rifillojnë zyrtarisht bisedimet e paqes me talebanët


Afghanistan, Zalmay Khalilzad Trip To Kabul 4 December 2019

Shtetet e Bashkuara pritet të rifillojnë zyrtarisht bisedimet e paqes me kryengritjen talebane, gati tre muaj pasi Presidenti Donald Trump pezulloi papritmas procesin një vjeçar, që synon gjetjen e një zgjidhjeje politike për luftën në Afganistan.

Shefi i negociatorëve amerikanë të paqes Zalmay Khalilzad mbërriti në Kabul të mërkurën për takime me përfaqësuesit e qeverisë dhe udhëheqësit e tjerë afganë përpara se të shkonte në Katar, ku janë bashkëbiseduesit talebanë, sipas një njoftimi të Departamentit të Shtetit.

"Në Doha, Ambasadori Khalilzad do të marrë pjesë sërish në bisedimet me talibanët për të diskutuar hapat që mund të çojnë në negociata ndër-afgane dhe në një zgjidhje paqësore të luftës, veçanërisht një ulje të dhunës që çon në armëpushim," thuhej në njoftim. Burime talebane thonë se presin që takimi me ambasadorin Khalilzad të zhvillohet javën e ardhshme.

Deklarata e SHBA thotë se gjatë qëndrimit në kryeqytetin afgan, Khalilzad do të ritheksojë mesazhet e dhëna nga Presidenti Trump në vizitën e tij fundit me rastin e Festës së Falënderimeve në këtë vend. Afganistani është vendi i luftës më të gjatë të Amerikës.

Diplomati amerikan me origjinë afgane drejtoi ekipin e tij në nëntë raunde bisedimesh me grupin kryengritës në Katar përpara se Presidenti Trump t'i anulonte ato më 7 shtator. Presidenti amerikan përmendi mes të tjerash si arsye një sulm të talebanëve në Kabul nga i cili u vra një ushtar amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG