Lidhje

Koreja e Veriut, tjetër provë "të rëndësishme"


A photo showing North Korea's missile launch is displayed at the Unification Observation Post in Paju, South Korea, near the border with North Korea, Dec. 13, 2019.

Koreja e Veriut tha të shtunën se ka kryer një "provë të rëndësishme" në një qendër për nisjen e satelitëve për të forcuar "qëndresën e saj të besueshme strategjike bërthamore".

Prova vjen vetëm disa javë përpara afatit të vetë-imponuar të vendit ndaj Shteteve të Bashkuara në fundvit për të siguruar më shumë lëshime në negociatat bërthamore dhe mes kërcënimeve të Phenianit për të rifilluar prova me raketat me rreze të gjata veprimi ose prova bërthamore.

Agjensia Qendrore Koreane e Lajmeve nuk tha se çfarë u testua të shtunën dhe nuk përfshiu fotografi. Megjithatë, ajo tha se prova ndodhi në qendrën Sohae të lëshimit të satelitëve, ku Koreja e Veriut një javë më parë tha se kishte kryente një tjetër "provë shumë të rëndësishme", me sa duket të një motori rakete.

Koreja e Veriut ka nisur 13 raunde raketash me rreze të shkurtër ose të mesme veprimi që nga qershori. Disa analistë parashikojnë se së shpejti Koreja e Veriut mund ta përdori qendrën Sohae për të hedhur një satelit në hapësirë duke përdorur teknologjinë e raketave me rreze të gjatë.

Sipas rezolutave të Kombeve të Bashkuara Pheinani është i ndaluar nga çdo aktivitet raketash balistike, por në të kaluarën ka përdorur atë që e quan lëshim paqësor të satelitëve, si një mënyrë për të provuar teknologjinë e raketave me rreze të gjatë veprimi pa iu rikthyer tensioneve të dukshme ushtarake.

Megjithatë, përshkrimi i testit të fundit të Koresë së Veriut - sugjeron për shumë analistë se Pheniani mund të heqë dorë këtë herë nga preteksi i një lëshimi satelitor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG