Lidhje

Sllovaki, proces gjyqësor në janar për vrasjen e gazetarit investigativ


Në Sllovaki katër persona të dyshuar për vrasjen e një gazetari investigativ dhe të fejuarën e tij pritet të dalin përpara gjykatës në janar, pasi gjykatësit vendosën të enjten se ndaj tyre kishte prova të mjaftueshme. Ngjarja ka shkaktuar protesta masive në vend kundër korrupsionit.

Jan Kuciak dhe Martina Kusnirova të dy 27 vjeç, u qëlluan për vdekje në shtëpinë e tyre në periferi të kryeqytetit të vendit Bratislavë në shkurt të 2018-s.

Sipas prokurorëve vrasja ishte porositur nga sipërmarrësi me lidhje politike Marian Kocner, i cili ishte subjekt i raportimit të gazetarit të vrarë për disa raste mashtrimi.

Vrasja e gazetarit dhe të fejuarës së tij shkaktoi zemërim të gjerë publik dhe detyroi Kryeministrin Robert Fico të japë dorëheqjen. Partia e tij në pushtet “Smer” përballet më 29 shkurt me një proces zgjedhor të vështirë.

Çështja shihet si një test për pavarësisë e gjyqësorit në vend, nisur nga fakti se hetimi nxorri në pah lidhjet mes biznesmetin Kocner, policisë e zyrtarëve publik. Krahas biznesmenit akuzat rëndojnë dhe ndaj dy burrave të tjerë që dyshohet se kanë kryer vrasjen dhe një gruaje që akuzohet si ndërmjetëse. Nëse dënohet të gjithë do të përballen me burgim të përjetshëm. Ngjarja ka shkaktuar dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë. Ish-kryeprokurori i Sllovakisë u akuzua për abuzim me detyrën lidhur me një rast që përfshinte biznesmenin Kocner.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG