Lidhje

Guterres, thirrje për ndaljen e luftimeve në Sirinë veriperëndimore


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres po bën thirrje për ndaljen e menjëherëshme të luftimeve në Sirinë veriperëndimore ku një ofensivë qeveritare, ka detyruar dhjetra-mijëra vetë të lënë shtëpitë e tyre javën e fundit.

Një zëdhënës i zotit Guterres tha të hënën se është “i alarmuar nga shkalla e operacioneve ushtarake dhe sulmet përgjatë rrugës së evakuimit, ndërsa civilët përpiqen të shkojnë në very, për t’iu shmangur rrezikut”.

Qeveria siriane po përpiqet që të rimarrë kontrollin e provincës Idlib, zona e fundit që mbetet nën kontrollin e kryengritësve nga lufta civile që filloi në vitin 2011.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG