Lidhje

Ecejaket e negociatave mes SHBA-së e Talebanëve gjatë 2019-s


Gjatë fushatës në vitin 2016, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, premtoi se do t’i japë fund luftës në Afganistan. Por ky vit u shënua me ndërprerjen e negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe grupit Taleban ndërsa dhuna vazhdon duke u marrë jetën civilëve afganë dhe amerikanëve të përfshirë në operacione atje.

Në shkurt të vitit 2019, Shtetet e Bashkuara dhe Talebanët zhvilluan takimin e nivelit më të lartë të zhvilluar mes tyre kur i dërguari amerikan Zalmay Khalilzad u takua për herë të parë me bashkëthemeluesin e grupit taleban Mullah Abdul Ghani Baradar në Doha.

Të dyja palët prisnin zhvillime të reja, por takimi nuk dha rezultate.

“Mendoj se talebanët po mundohen të përfitojnë sa më shumë duke shkaktuar dhunë dhe duke mbajtur qëndrime të forta. Kjo gjë ka ndodhur për 18 vite. Kemi pasur edhe ne një periudhë kur mbanin qëndrimeve të ashpra dhe sekretari Pompeo deklaroi se kemi vrarë mijëra talebanë në 10 ditët e fundit. Por në një moment duhet të kthehemi në tryezën e negociatave. Nuk mendoj se përshkallëzimi i dhunës është mënyra më e mirë për t’u kthyer në tryezën e paqes”, u shpreh ligjvënësi Adam Schiff i komisionit të Zbulimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në fillim të shtatorit marrëveshja për paqe dukej pranë, por një sulm që la të vrarë një ushtar amerikan nxiti Presidentin amerikan Donald Trump të anulojë negociatat. Po atë muaj, Dhoma e Përfaqësuesve kërkoi raportim mbi negociatat nga i dërguari amerikan Khalilzad.

“Kam qenë i zëshëm mbi këtët çështje e kam thënë publikisht edhe përpara presidentit se qeveria afgane duhet të ketë vendin e saj në tryezë. Nëse talebanët nuk e pranojnë këtë, është problem i tyre”,thotë ligjvënësi republikan Michael Waltz.

“Me sa kuptoj procesi ishte disi i njëanshëm dhe se në të duhej të ishin përfshirë edhe zyrtarë të tjerë. Mendoj se negociatat janë më të frutshme kur përfshihen më shumë njerëz”, thoët ligjëvënësja demokrate Chrissy Houlahan.

Në nëntor ndërsa pati njoftuar një vizitë në Afganistan, Presidenti Trump deklaroi në Uashington se kishte rihapur bisedimet me talebanët.

Por ato u ndërprenë sërish pas një sulmi me bombë në bazën ajrore të Bagramit në Kabul.

I dërguari amerikan Khalilzad kërkoi nga talebanët të tregojnë vullnet dhe gatishmëri për paqen e kërkuar nga populli afgan.

Sipas Departamentit amerikan i Shtetit vetëm një marrëveshje politike mund t’i japë fund luftës në Aganistan.

Në fund të 2019-s bisedimet u rihapën. Përfaqësuesit amerikanë kanë zhvilluar takime me udhëheqësit afgan edhe në Kabul.

Shpresat janë që në vitin 2020 të arrihet një armëpushim dhe që negociatat mes talebanëve e qeveria afgane të vazhdojnë në funksion të të ardhmes së vendit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG