Lidhje

Ukrainë, përfundon shkëmbimi i të burgosurve


Autoritetet ukrainase dhe separatistët e mbështetur nga Rusia që operojnë në lindje të Ukrainës kanë përfunduar procesin e shkëmbimit të të burgosurve, njoftoi të dielën zyra e presidentit të Ukrainës.

"Lirimi i ndërsjellë i personave të ndaluar ka përfunduar", thuhej në një njoftim në twitter të zyrës së presidentit, duke shtuar se 76 persona ishin liruar dhe transferuar në Kiev.

Mbetet ende e paqartë se sa të burgosur u ishin kthyer separatistëve.

Më parë, agjensia e lajmeve UNIAN, kishte cituar një përfaqësues të separatistëve në Donetsk sipas të cilit pala ukrainase pritej të dorëzonte 87 persona, ndërsa separatistët 55.

Ky moment shënon shkëmbimin e dytë të madh të të burgosurve.

Të dielën zyra e presidentit të Ukrainës bëri të ditur se pas shkëmbimit, të gjithë të burgosurit e mbetur të konfliktit pesë-vjeçar do të kthehen në shtëpi.

Marrëveshja u përmbyll në Paris në muajin dhjetor mes Presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Shkëmbimi u zhvillua në një pikë kontrolli pranë qytetit industrial Horlivka në rajonin e Donetsk-ut.

Duke përmendur një zyrtari vendor nga Republika Popullore e vetëquajtur Donetsk-ut, agjencia ruse e lajmeve “RIA”, tha se Kievi do të dorëzojë 87 separatistë, ndërsa Donetsk-u 55 luftëtarë pro-qeverisë.

Forcat e Kievit kanë luftuar ndaj separatistëve në rajonin e Donbas-it të Ukrainës lindore që prej vitit 2014, një konflikt që u ka marrë jetën më shumë se 13 mijë personave. Luftimet sporadike vazhdojnë megjithë një marrëveshje armëpushimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG