Lidhje

Moska falenderon Uashingtonin për ndihmën në parandalimin e akteve terroriste


Kremlini njoftoi se Presidenti Rus Vladimir Putin ka falënderuar Presidentin Donald Trump gjatë një bisedë telefonike të ndërmarrë nga pala ruse, mbi "informacionin e transmetuar përmes shërbimeve speciale, i cili ndihmoi në parandalimin e kryerjes së akteve terroriste në Rusi".

Pala amerikane nuk e konfirmuar ende këtë njoftim.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Kremlinit biseda telefonike përfshinte diskutime edhe për "një numër çështjesh me interes të ndërsjellë".

Të dy udhëheqësit, shkruante zyra presidentit Putin, ranë dakord "të vazhdojnë bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër terrorizmit", pa dhënë asnjë detaj tjetër rreth bisedës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG