Lidhje

Situata në ambasadën amerikane në Bagdad, e qetë


Iraqi security forces stand guard in front of the U.S. embassy in Baghdad, Iraq, Wednesday, Jan. 1, 2020.

Situata në ambasadën amerikane në Bagdad ishte më e qetë të enjten pasi grupet paramilitare të mbështetur nga Irani u larguan nga zona.

Tërheqja solli mbylljen e një bllokimi dy-ditor që filloi me militantët dhe përkrahësit e tyre që sulmuan kompleksin e ambasadës, duke shkatërruar një zonë pritjeje, duke vënë zjarr dhe duke shkruar grafite ndërsa protestuan kundër sulmeve ajrore amerikane ndaj një grupi milicie të mbështetur nga Irani.

Këto sulme, të cilat u zhvilluan në Irak dhe Siri kundër Kataeb Hezbollah, erdhën si përgjigje ndaj vrasjes së një kontraktori amerikan në një sulm me raketa.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo akuzoi kreun e Kataeb Hezbollahut dhe të tjerët që ai i quajti "terroristë" për orkestrimin e sulmit të ambasadës në Bagdad.

Operacionet konsullore u pezulluan dhe Departamenti i Shtetit paralajmëroi qytetarët amerikanë të qëndrojnë larg vendit.

Përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Iranin Brian Hook i tha rrjetit CNN të mërkurën se "diplomatët tanë janë të sigurt dhe po ashtu është ambasada jonë."

Sidoqoftë, Pentagoni është duke dërguar 750 trupa shtesë në Lindjen e Mesme në atë që Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper e quajti "një veprim të duhur dhe parandalues".

Pompeo po shtyn një turne në pesë vende evropiane dhe të Azisë Qendrore , që ishte planifikuarj të fillonte të premten me një ndalesë në Ukrainë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG