Lidhje

Australi, vazhdojnë evakuimet


FILE - Wildfires rage under plumes of smoke in Bairnsdale, Australia, Dec. 30, 2019.

Marina australiane evakuoi të premten me qindra persona nga qyteti i Mallacoota-s për shkak të zjarreve të fuqishëm që kanë prekur zonën.

Kryeministri i vendit Scott Morrison tha se "përpjekja për evakuimin" e banorëve në zonat e shkatërruara nga zjarri të dy nga shtetet më të populluara të vendit ishte "jashtëzakonisht e rëndësishme" të ndodhte përpara përkeqësimit të kushteve të motit që sipas parashikimeve do të ndodhë rreth fundit të javës.

Zoti Morrison tha se zjarret janë të pashembullta veçanërisht për periudhë të vitit.

Autoritetet po përpiqen të vënë nën kontroll më shumë se 200 vatra zjarri. Si pasojë e paralajmërimeve për rrezik ekstrem gjatë ditës së shtunë u vu në lëvizje një operacionet më të mëdha të evakuimit në historinë e vendit.

Të paktën 17 vetë kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit, janë shkatërruar më shumë se 1.400 shtëpi si dhe prej muajit shtator janë djegur rreth 5 milionë hektarë tokë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG