Lidhje

Australi, përshkallohet rreziku i përhapjes së zjarrit


Më shumë se 130 vatra zjarri vazhdojnë të jenë aktive në New South Wales të Australisë, ndërsa temperaturat në disa pjesë të shtetit pritet të arrijnë në rreth 40 gradë celsius. Situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të erërave të fuqishme e mungesës së lagështirës.

Zjarret u përhapën të shtunën edhe në qytetin bregdetar të Moruyas. Sipas ekspertëve era mund bëhet shkak për zgjerimin e vatrave aktuale të zjarrit, duke marrë me vetë thëngjij prej zonave që digjen.

Zjarret e fuqishme kanë shkaktuar një nga evakuimet më të mëdha në historinë e vendit.

Me urdhër të Kryeministrit të Australisë janë angazhuar rreth 3 mijë rezervistë. Kërcënimi u përshkallëzua të shtunën në të paktën tre shtete ku 2 persona humbën jetën. Erërat e forta e temperaturat e larta pritet të zgjerojnë flakët në zonat e populluara, përfshirë periferinë e Sidneit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG