Lidhje

Irak, mijëra vetë në funeralin e gjeneralit iranian


Mijëra vetë, mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit të lartë irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve të tjerë ushtarakë irakian, të cilët u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakianë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin "vdekje Amerikës".

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë, të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG