Lidhje

Dhoma e Përfaqësuesve dhe dërgimi në Senat i akuzave për shkarkimin e Presidentit


Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ligjvënësit do të votojnë të mërkurën për dërgimin e akuzave zyrtare në Senat, duke mundësuar kështu afrimin e fillimit të gjyqit historik për shkarkimin e Presidentit Donald Trump.

Kjo është hera e tretë në histori që në Senat zhvillohet gjyqi për shkarkimin e një presidenti.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duke dalë nga takimi me dyer të mbyllura i grupit të ligjvënësve demokratë
Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, duke dalë nga takimi me dyer të mbyllura i grupit të ligjvënësve demokratë

Zonja Pelosi e bëri njoftimin në një deklaratë që u qarkullua pas një mbledhje me dyer të mbyllura të martën me ligjvënësit demokratë. Zonja Pelosi bëri të ditur planin e saj për të emëruar të mërkurën ekipin e ligjvënësve që do të luajnë rolin e prokurorit në gjyqin që zhvillohet në Senat.

Procesi gjyqësor drejtohet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, ndërsa senatorët janë në rolin e anëtarëve të jurisë që ka në dorë të shpallë presidentin të fajshëm ose jo, për akuzat e ngritura nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, William Rehnquist, duke njoftuar rezultatin e votimit në Senat gjatë gjyqit të Presidentit Clinton
Kryetari i Gjykatës së Lartë, William Rehnquist, duke njoftuar rezultatin e votimit në Senat gjatë gjyqit të Presidentit Clinton

Republikanët, që kanë shumicën në Senat, i kanë kundërshtuar akuzat kundër presidentit Trump dhe nuk pritet që ai të shpallet fajtor. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Pelosi, priti gati katër javë për të dërguar akuzat në Senat, gjë për të cilën ajo është kritikuar nga republikanët. Zonja Pelosi thotë se ajo kërkonte të dinte më shumë hollësi rreth mënyrës se si do ta zhvillonin procesin gjyqësor republikanët, duke i akuzuar ata për bashkëpunim me presidentin për ta shpallur atë të pafajshëm.

Dy presidentët e tjerë në të kaluarën që i janë nënshtruar gjyqit në Senat, janë Bill Klinton në vitin 1999 dhe Andrew Johnson 1868.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG