Lidhje

Debatet mbi armëpushimin në Libi


Josep Borrell, High Representative for Foreign Affairs and Security Policy and Vice-President of the European Commission attends a European Union Foreign Ministers council in Brussels, Belgium, January 20, 2020.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell tha sot se dikush duhet të veprojë si vëzhgues në mënyrë që armëpushimi në Libi të funksionojë.

Ai foli para gazetarëve në prag të një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së për situatën në Libi dhe për marrëveshjen e arritur të dielën nga një grup udhëheqësish botërorë.

Dymbëdhjetë udhëheqës së bashku me përfaqësues të lartë nga BE-ja OKB-ja Bashkimi Afrikan dhe Lidhja Arabe, morën pjesë në një samit një ditor në Berlin për të arritur marrëveshjen mbi Libinë, ku forcat e dy qeverive rivale po luftojnë për pushtet.

Marrëveshja bën thirrje për të respektuar një embargo armësh dhe për mos ndërhyrje në Libi.

“Embargoja e armëve duhet të respektohet dhe të kontrollohet më rreptësisht nga sa ka ndodhur në të kaluarën," tha në përfundim të samitit kancelarja gjermane Angela Merkel.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u kërkoi palëve libiane që të shfrytëzojnë mundësinë e ndërmjetësimit të OKB-së dhe "të vendosin vetë për një të ardhme të lirë nga dhuna e nxitur nga palët e huaja.”

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG