Lidhje

Kobe Bryant dhe e bija, mes nëntë të vdekurve nga rrëzimi i helikopterit


Admiruesit e sportit në gjithë botën janë tronditur nga vdekja e papritur e legjendës së basketbollit amerikan, Kobe Bryant.

Kobe Bryant me vajzën Gianna, 27 korrik 2019. Foto: Stephen R. Sylvanie-USA TODAY Sports
Kobe Bryant me vajzën Gianna, 27 korrik 2019. Foto: Stephen R. Sylvanie-USA TODAY Sports

Bryant dhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna ishin mes nëntë vetëve që humbën jetën nga nga përplasja e një helikopteri në Kaliforni. Ata po shkonin në një kampionat basketbolli për të rinj.

Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte një helikopter Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Kobe Bryant jetonte në jug të Los Anxhelosit dhe shpesh përdorte helikopterin për të shmangur trafikun e përhershëm të rrugëve në Kaliforninë Jugore. Edhe si lojtar ai shpesh shkonte në stërvitje dhe ndeshje me helikopter, një praktikë që e vazhdoi edhe pasi la basketbollin.

Zyra e Sherifit të distriktit të Los Anxhelesit thotë se hetimi po vazhdon dhe zyrtatët federalë po ndihmojnë, por deri tani nuk kanë dhënë informacion për shkakun e rrëzimit, apo nëse mjegulla e dendur luajti ndonjë rol.

Sherifi Alex Villanueva nuk pranoi të identifikonte asnjë nga viktimat, duke thënë se zyra e tij do të presë që mjekët ligjorë të bëjnë punën e tyre. Ai e quajti “jashtëzakonisht të papërshtatshme” që faqja e lajmeve TMZ, njoftoi për vdekjet para se autoritetet të informonin familjet..

Kobe Bryant ishte 41 vjeç.

President amerikan Donald Trump komentoi në Twitter duke e quajtur "një lajm të tmerrshëm", ndërsa zonja e parë Melania Trump shprehu ngushëllimet duke thënë ata që humbën të dashurit e tyre ishin në mendimet dhe lutjet e saj.

Ish-Presidenti Barack Obama, admirues i njohur i basketbollit, shktuaji në Twitter se Bryant "ishte vetëm në fillimin e një kapitulli të dytë po aq të rëndësisishëm”, sa edhe karriera e tij e basketbollit.

Kareem Abdul-Jabbar, personi që ka shënuar numrin më të madh të pikëve në karrierën e tij në NBA, tha se Bryant "ishte shumë më tepër se një atlet."

Shaquille O'Neal, një legjendë tjetër e basketbollit, shkruante në Twitter "Ndjehem jashtëzakonisht keq."

Zyrtarë të Agjencisë Federale të Aviacionit thanë se helikopteri i rrëzuar ishte një helikopter Sikorsky S-76. Ende nuk dihet shkaku i rrëzimit.

Bryant dhe e shoqja e tij, Vanessa, kishin 4 vajza. Pas largimit nga basketbolli ai ia kishte kushtuar përpjekjet nxitjes së sportit mes vajzave.

Kobe Bryant ka hyrë në histori si një nga lojtarët më të mirë, të gjitha kohërave në basketboll. Pothuajse gjatë gjihtë karrierës ai luajti me ekipin Lakers të Los Anxhelosit, duke fituar 5 herë titullin kampion. Ai mban vendin e 4 mes lojtarëve që kanë shënuar më shumë pikë gjatë karrierës. LeBron James, doli përpara tij në vendin e tretë, vetëm një ditë më parë, të shtunën. Bryant e uroi përmes një postimi në Twitter.

I lindur në Filadelfia, Bryant e kaloi kohën më të madhe të viteve të rinisë së hershme në Itali, ku i ati luante basketboll pas karrierës në NBA (kampionati profesionist amerikan).

Ndryshe nga lojtarët e tjerë të NBA, Bryant nuk vazhdoi kolegjin, por me të mbaruar shkollën e mesme, pas kthimit nga Italia në Amerikë, filloi të luajë me ekipin Hornets të qytetit Charlotte në Karolinën e Veriut. Më pas ai u ble nga ekipi Lakers me të cilin luajti deri në fund.

Gjatë karrierës 20 vjeçare me NBA, ai u bë lojtari më i ri, në moshën 19 vjeçare, që hyri në listën e yjeve të NBA, shënoi 81 pikë në një ndeshje të v etme, në vitin 2006, numri më i lartë në të gjitha kohërat e kampionatit amerikan dhe fitoi dy herë medaljen e artë, në Lojrat Olimpike të vitit 2008 dhe 2012.

Pas njoftimit për lënien e baskebollit, për shkak të dëmtimit, në ndeshjen e fundit të karrierës në vitin 2016, ai shënoi një rekord prej 60 pikësh.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG