Lidhje

Kryeministri kinez viziton qytetin Wuhan, epiqendren e virusit


Kryeministri i Kinës Li Keqiang vizitoi qytetin Wuhan të hënën për takime me zyrtarë të shëndetësisë dhe për të ekzaminuar reagimin ndaj shpërhimit të koronavirusit që ka u ka marrë jetën 81 njerëzve.

Qyteti Wuhan është epiqendra e shpërthimit të virusit dhe njerëzit atje dhe në disa qytete të tjera përballen me kufizime të rrepta për të lëvizur ndërsa qeveria e atij vendi përpiqet të parandalojë përhapjen e virusit.

Zyrtarët hodhën një hap shtesë të dielën duke zgjatur festimet e Vitit të Ri Hënor me tre ditë shtesë, me qëllim uljen e njerëzve në tubimet festive.

Të dhënat e fundit të njoftuara nga zyrtarë kinez të shëndetsisë përfshijnë më shumë se 2,700 raste të njerëzve të prekur nga virusi.Raste janë

njoftuar edhe në Australi, Kanada, Francë, Hong Kong, Japoni, Macao, Malajzi, Nepal, Portugali, Singapore, Kore e Jugut, Tajvan, Tajlandë, Shtetet e Bashkuara dhe Vietnam.

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e njerëzve janë individë që kanë qënë në qytetin Wuhan dhe disa të tjerë që kanë patur kontakte me individë që kanë udhëtuar atje.

Nuk ka patur njoftime për vdekje të lidhura me virusin jashtë Kinës.

Nancy Messonnier, shefe e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara, tha të dielën se janë pesë raste të konfirmuara në vend dhe se të pesë individët kishin kontakte të drejtpërdrejta me të tjerët në Wuhan.

Pacientët janë izoluar në spitale ndërsa mjekët dhe zyrtarët e shëndetit përpiqen të zbulojnë më shumë të dhëna rreth virusit. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thotë se po heton rreth 100 raste të dyshuara në 26 shtete amerikane.

Shefi i shëndetësisë në Kinë Ma Xiaowei, tha të dielën se ka pak të dhëna mbi virusin. Por mjekët e dinë se periudha e inkubacionit, domethënë koha që virusit të shfaqet tek individi i infektuar, mund të shkojë nga një deri në 14 ditë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG