Lidhje

Shqipëri, tjetër goditje tërmeti me magnitudë 4.9


Shqipëria u godit nga një tjetër tërmet i fortë mbrëmjen e së martës. Lëkundjet me një magnitudë 4.9, patën epiqendrën, 3 kilometra në veri të fshatit Bubq, në zonën e Fushë Krujës dhe ato u ndjenë të fuqishme dhe në Duurës, Tiranë, Lezhë por dhe në qytete të tjera të vendit në jug të kryeqytetit.

Autoritetet deklaruan se për momentin nuk kanë njoftime për dëme. Ndjesia e frikës, pas tërmetit të 26 Nëntorit, i një magnitude 6.4 të shkallës Richter, i cili shkaktoi 51 viktima, u rishfaq dhe ishin të shumtë qytetarët që dolën nga banesat e tyre. Në Durrës, brenda pak minutash, trafiku në dalje të qytetit u rëndua nga automjetet të shumta që tentonin të largoheshin. Në Tiranë, qytetarët preferuan sheshet e hapura, ndërsa disa pasgoditje të tjera u rregjistruan sërish, ndonëse me intensitet më të ulët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG