Lidhje

Pompeo thirrje Kazakistanit: Presion Kinës mbi trajtimin e pakicave etnike


Sekretari i Shtetit Mike Pompeo i ka kërkuar Kazakistanit t’i bashkohet përpjekjeve të Uashingtonit për t’i bërë presion Kinës lidhur me mënyrën e trajtimit të pakicave myslimane në rajonin e Xinjiang-ut.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se autoritetet kineze i kanë vendosur Ujgurët dhe grupet e tjera etnike kryesisht myslimane, në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut, nën një mbikëqyrje të fortë, ndalime arbitrare dhe indoktrinim të detyruar.

Kina është një partner kryesor tregtar për vendin e Azisë Qendrore dhe mediat e kazakistanit, të kontrolluara në përgjithësi nga shteti e kanë shmangur raportimin rreth qendrave të internimit në Xinjiang.

Duke folur më 2 shkurt gjatë një vizite në Nur-Sultan, kryeqyteti i Kazakistanit, zoti Pompeo tha se ai ngriti këtë çështje gjatë bisedime me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit Mukhtar Tileuberdi.

Zoti Pompeo tha që të dy diskutuan "gjendjen e më shumë se 1 milion myslimanëve ujgurë dhe kazakëve etnikë që Partia Komuniste Kineze i mban të ndaluar në Xinjiang, përtej kufirit të Kazakistanit".

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjitha vendet që të bashkohen me ne duke kërkuar një fund të menjëhershëm të shtypjes", shtoi zoti Pompeo. "Ne kërkojmë thjesht që ata të kenë strehim të sigurt si dhe azil për ata që kërkojnë të largohen nga Kina. Mbroni dinjitetin njerëzor, thjesht bëni atë që është e drejtë", tha zoti Pompeo.

Mukhtar Tileuberdi, qeveria e të cilit deri më tani nuk ka pranuar që ta kritikojë Kinën për Xinjiang-un, nuk bëri asnjë koment mbi këtë çështje, por në vend të kësaj u përqëndrua tek bashkëpunimi ekonomik dhe çështje të sigurisë.

Në gusht të vitit 2018-s, Kombet e Bashkuara thanë se rreth 1 milion Ujgurë dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike indigjene në rajon po mbahen në të ashtuquajturat "qendra kundër-ekstremizmit".

Sipas OKB-së miliona të tjerë janë detyruar të qëndrojnë brenda të ashtuquajturve "kampe riedukimi". Por Kina ka mohuar që objektet janë kampe internimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG