Lidhje

Londër, policia vret autorin e një sulmi me thikë


Policia qëlloi për vdekje një person në Londër, i cili besohet se ka sulmuar dhe plagosur me thikë tre persona. Ngjarja ndodhi të dielën në një nga lagjet e populluara në jug të Londrës. Sipas policisë një nga personat e plagosur ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Autoritetet e cilësuan si incident të lidhur me terrorizmin.

"Një person është qëlluar nga oficerë të armatosur në Streatham në jug të Londrës. Në këtë fazë besohet se një numër njerëzish janë goditur me thikë. Rrethanat po vlerësohen ende dhe incidenti është shpallur si i lidhur me terrorizmin", thuhej në një postim në twitter të policisë në momentet e para pas sulmit.

Policia rrethoi zonën dhe ka urdhëruar banorët e Londrës të qëndrojnë larg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG