Lidhje

Tajlandë, policia qëllon për vdekje ushtarin që vrau 29 persona


Të dielën herët në mëngjes policia tajlandeze qëlloni për vdekje autorin e një sulmi me armë i cili shkaktoi vrasjen e 29 personave dhe plagosjen e 57 të tjerëve.

Ngjarja ndodhi në qytetit verilindor të vendit, Nakon Ratçasima. Autori i sulmit shërbente si ushtar në një garnizon aty pranë. Mendohet se motiv i sulmit ka qenë një marrëveshje pronësie që kishte shkuar keq. Shumica e viktimave u vranë në një qendër tregtare, ku autori i sulmit qëndroi për orë të tëra i mbyllur, rrethuar nga forca të shumta policie.

Autoritetet e identifikuan autorin e sulmit si Jakrapanth Thomma, 32 vjec.

Kryeministri i vendit Prayuth Chan-ocha tha se ngjarja ishte pasojë e një konflikti personal për një pronë private që përfshinte një të afërm të komandatit të garnizonit të tij. Kryeminitri, një ish-ushtarak, u kritikua rreth mënyrës se si e trajtoi incidentit për shkak se përshëndeti me dorë dhe buzëqeshi gjatë vizitës në vendin e ngjarjes si dhe bëri një gjest zemre me gishta.

Të shtunën mediet lokale transmetuan pamjet e ushtarit tek dilte nga makina para qendrës tregtare dhe duke shkrepur disa herë armën që shkaktoi panik tek njerëzit.

Pamje filmike nga brenda qendrës tregtare të postuara në mediat sociale tregonin një burrë të armatosur të veshur me të zezë dhe me maskë, me një armë mbi supe dhe askënd tjetër përreth tij.

Gjatë sulmit në një postim në Facebook ai shkruante "vdekja është e pashmangshme për të gjithë" dhe pastaj ngrinte pyetjen: "A duhet të dorëzohem?".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG