Lidhje

Afganistan, sulm me autobombë, vriten të paktën 6 policë


Një person shpërtheu makinën e tij të mbushur me eksplozivë ndërsa ndodhej brenda saj përpara një rajoni policie në jug të Afganistanit, duke vrarë të paktën gjashtë oficerë policie.

Sulmuesi përdori një automjet ushtarak Humvee thanë zyrtarët afganë thanë për Zërit të Amerikës. Shpërthimi i së shtunës tronditi distriktin Gereshk të provincës Helmand.

"Synimi i autorit të sulmues vetëvrasës ishte tregu kryesor i Gereshkut. Ai donte të shkaktonte një incident të përgjakshëm, por e shpërtheu eksplozivin menjëherë pasi u identifikua nga policia", tha për VOA-n Ismael Khpalwak, shefi i policisë.

Ai shtoi se "gjashtë oficerë të policisë u vranë dhe një urë u dëmtua pjesërisht".

Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por kryengritësit talibanë janë aktivë në provincë dhe në të kaluarën ata kanë kanë marrë përgjegjësinë për sulme të tilla.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG