Lidhje

150 pasagjerë me koronavirus në anijen e ankoruar në Jokahama


Zyrtarët japonezë po vëzhgojnë nga afër udhëtarët e një kroçiere në Yokohama, ku janë identifikuar 135 raste me koronavirus.

Anija është vënë në një karantinë dy javore. Ekipet mjekësore arritën në kroçier të martën në mëngjes.

Numri i të infektuar e çon në 150 shifrën e përgjishme të të prekurve nga koronavirusi në Japoni.

Ministri japonez i Shëndetësisë tha se qeveria po shikon mundësinë e testimit të 3.700 njerëzve në bordin e kroçierës Diamond Princess.

Zyrtarët po kërkojnë udhëtarëve të qëndrojnë sa më shumë në kuvertën e anijes dhe të matin rregullisht temperaturën për të parë nëse kanë ethe.

Anija ka dalë tani në det të hapur dhe do të rikthehet në portin e Jokohamës të mërkurën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG