Lidhje

Ministrat e NATO-s: dakord zgjerimit të trajnimeve në Irak


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi të mërkurën se ministrat e mbrojtjes të aleancës ranë dakord për të përmirësuar misionin e trajnimit ushtarak në Irak.

Duke folur në një konferencë shtypi në Bruksel, zoti Stoltenberg tha se misioni "do të konsistonte në marrjen përsipër të disa prej veprimtarive trajnuese të Koalicionit Global" dhe se ministrat kishin rënë dakord të studionin hapat e mëtejshëm.

Ai theksoi gjithashtu se NATO-ja do të qëndrojë në Irak vetëm për sa kohë që është e mirëpritur atje.

Në vitin 2018, NATO-ja ra dakord të niste një mision trajnimi në Irak me rreth 500 trupa me synim ndërtimin e forcave të armatosura të vendit, në mënyrë që ata të mund të luftonin më mirë me grupet ekstremiste.

Por operacioni u pezullua muajin e kaluar pas sulmit amerikan me raketa në aeroportin e Bagdadit që vrau gjeneralin e lartë iranian Kasem Sulejmani. Qeveria dhe parlamenti irakian kërkuan në atë kohë që trupat e huaja të largoheshin nga vendi.

Me rritjen e tensioneve, Presidenti amerikan Donald Trump këmbënguli që aleanca e NATO-s të bënte më shumë në rajon.

Qeveria e Irakut nuk është ende e gatshme të miratojë zgjerimin e misionit të trajnimit.

Zoti Stoltenberg përsëriti gjithashtu mbështetjen e NATO-s ndaj përpjekjeve të udhëhequra nga SHBA në Afganistan, duke thënë se ato mund të "hapin rrugën për bisedime ndër-afgane" ku përfshihen edhe talebanët.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG