Lidhje

Turqi, të paktën 9 të vdekur nga tërmeti në rajonin në kufi me Iranin


Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën dhe 37 u plagosën të dielën në Turqi kur një tërmet me magnitudë 5.7 goditi një rajon në kufi me Iranin. Sipas zyrtarëve të Qendrës Sizmologjike të Universitetit të Teheranit, tërmeti e kishte epiqendrën në qytetin iranian Khoy dhe kishte një thellësi prej gjashtë kilometrash.

Popullsia e rajonit lindor turk të Baskales, rreth 10 kilometra larg Iranit, u godit më rëndë nga tërmeti. Ministri i Brendshëm turk Suleyman Soylu tha gjatë një konference për shtyp në Ankara se mes personave që humbën jetën nga tërmeti ishin edhe tre fëmijë.

Televizioni turk "NTV" transmetoi pamje filmike të shtëpive të shembura në disa fshatra të mbuluara nga dëbora në provincën turke të Vanit dhe banorët tek ndihmonin forcat e ushtrisë për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja.

Sipas Agjencisë zyrtare të lajmeve në Iran (IRNA) tërmeti kishte dëmtuar gjithashtu godina e shtëpi në rreth 43 fshatra në zonën malore Qotour. Ky rajon është i njohur për tërmete të fuqishëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG